Life StyleTë fundit

Kur i vë syrin fuqisë të rrjeteve sociale

Uji i gazuar është kthyer në një trend, me pijet e ëmbla që po braktisen gjithnjë e më shumë për opsione më të shëndetshme. Njerëzit, të mërzitur nga uji natyral, janë në kërkim të një alternative më interesante. Është uji i gazuar ai që ofron diçka ndryshe, e cila nuk mund të prodhohet lehtësisht në shtëpi.

Për më tepër, uji i gazuar ka gjetur promovime mbresëlënëse me variantet e tij në shije të ndryshme frutash, apo në ambalazhe shumëngjyrëshe. Përdorimi i tij është përqafuar masivisht nga të rinjtë. Sipas tyre kjo praktikë tregon që ata kanë shije në zgjedhjet që bëjnë, janë mjaft të ndërgjegjshëm për shëndetin, gjithnjë në mode dhe në interes të ambientit.

“Është një markë që tregon mënyrën tënde të jetesës” thotë një prej bashkë krijuesve të një prej kompanisë që tregton ujë të gazuar me shije në Britaninë e Madhe, Jack Scott. “Ne donim të krijonim një pije që përbënte një alternative të besueshme ndaj pijeve të tjera të gazuara plot sheqer apo ëmbëltues të tjerë artificialë. Përmban diçka të shijshme, por pa gjë të dëmshme”. Të dy krijuesit janë në të njëzetat dhe i kanë vënë syrin fuqisë së rrjeteve sociale. “Ne kemi krijuar diçka që është e dëshirueshme, që njerëzit duan ta kenë dhe, pse jo, ta shpërndajnë në Instagram”.