Totalisht GOLD, aksesorët më ‘in’ të momentit
Për vite me radhë floriri filloi të konsiderohej si diçka e dalë mode, që nuk përdorej e nuk preferohej shumë por, këtë vit duket se gjërat po ndryshojnë, për mirë sigurisht… E florinjta është më në modë se kurrë dhe roli që ajo ka në aksesorë është më protagonist se asnjëherë tjerër! Filloni të koleksiononi sa më shumë gjëra të florinjta sepse ky vit është totalisht GOLD!
2. Vëthët super të gjatë
3. E florinjta në flokë
Në pranverë- verë 2018 edhe flokët tuaj duhet të jenë të mbushur me aksesorë. E florinjta është metali ngjyra e të cilit shkon me të gjitha hijet e ngjyrat e flokëve. Karfica të mëdha, rreth për flokët, mini-kurora të vogla janë “must” këtë sezon!
Varëse të holla, medallionë të mëdhenj
Rregulli që duhet ndjekur është: Sa më shumë, më mirë! Nëse flasim për medalionët që dëshirojmë të varim në varëse ato duhet të jenë të mëdhenj e që shkëlqejnë.
4. Byrzylykë të mëdhenj
Në këtë sezon, byrzylykët e mëdhenj në ngjyrë të florinjtë do të jenë një trend që do e shohim kudo! Vetëm një gjë duhet të mbani parasysh, ai duhet të jetë i madh, I MADH!
5. Unaza të mëdha
Nëse 2018 ka vendosur të na shohë të super aksesorizuar, nuk mund t’i rezistojmë gjithashtu tundimit për t’i mbushur duart me aksesorë përgjatë gjithë sezonit. Ka ardhur koha të fusni në kuti unazat fine me diamante e të nxirrni nga sirtari ato të mëdhatë me gurë më të guximshëm e me ngjyra të forta. Kush tha që unazat s’mund të jenë të tilla?