Stoltenberg vlerëson angazhimin e Republikës Çeke në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 22 mars 2018 priti Kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babis, në selinë e NATO-s në Bruksel dhe e falënderoi atë për kontributin e fuqishëm të Republikës Çeke në Aleancë, raportojnë burimet e NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm falënderoi gjithashtu Kryeministrin Babis për kontributin e vendit të tij në praninë e përparuar të NATO-s në Lituani. “Grupet shumëkombëshe luftarake të NATO-s në vendet Baltike dhe Poloni janë një shprehje e fortë e solidaritetit të NATO-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm.
Stoltenberg theksoi se NATO dëshiron një dialog kuptimplotë me Rusinë, por nuk mund të injorojë shkeljet e rregullave ndërkombëtare. “Më parë, këtë muaj, kemi parë një sulm kimik në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte përdorimi i parë fyes i një agjenti nervor në territorin e Aleancës. Aleatët e NATO-s janë të bashkuar në dënimin e këtij sulmi”, theksoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se ky sulm ishte një kujtim i trishtuar për vlerën e rolit udhëheqës të Republikës Çeke në luftimin e kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore. Ai shtoi se Qendra e Ekselencës CBRN në Republikën Çeke është një vend unik për të ndarë përvojën, teknologjinë dhe praktikat më të mira.Stoltenberg dhe Kryeministri Babiš gjithashtu diskutuan përpjekjet e aleatëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti përpjekjet e Republikës Çeke për të përmbushur angazhimet e saj dhe planin e qartë të vendit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2% të PBB-së deri në vitin 2024.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhanë një konferencë të përbashkët për shtypin.
Lidhur me akuzat e Rusisë se Republika Çeke ishte e përfshirë në rastin Skripal, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se “ Ne diskutuam natyrisht sulmin në Salisbury dhe të gjithë aleatët e NATO-s e kanë dënuar ashpër sulmin dhe gjithashtu kemi shprehur qartë mbështetjen tonë ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe qëndrojmë solidarisht me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e NATO-s gjithashtu, kanë ofruar mbështetjen e tyre për hetimin në vazhdim”. Por ai tha se NATO sheh këtë si diçka që ndodh “në sfondin e një modeli të sjelljes së pamatur të Rusisë”.
Përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ukrainën Lindore, kanë vazhduar edhe pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë që nga viti 2014, me vendosje të konsiderueshme ushtarake sulme kibernetike e taktika hibride. “Për këtë arsye NATO po i përgjigjet duke zbatuar përforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë, me grupet luftarake të vendosura në pjesën lindore të Aleancës”, tha z. Stoltenberg. “Republika Çeke është pjesë e kësaj, me forca të armatosura me gatishmëri të lartë dhe tani me rritjen e investimeve të mbrojtjes, si pjesë e reagimit tonë ndaj një Rusie më bindëse”. Ai theksoi se “Republika Çeke ka mohuar fuqimisht çdo akuzë se ky agjent nervor kimik është prodhuar në Republikën Çeke dhe nuk kemi asnjë arsye të dyshojmë në vlerësimin e bërë nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjithashtu e mirëpresim faktin se Mbretëria e Bashkuar ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë me OPCW, organizata e cila është përgjegjëse për traktatin që ndalon armët kimike”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri edhe një herë thirrje Rusisë që “t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që Britania e Madhe ka parashtruar dhe të japë zbulimin e plotë të programit të saj Novichok në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike.”
Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, tha se “Republika Çeke dënon fuqishëm këtë sulm dhe sigurisht qëndrojmë me aleatët tanë dhe ne kemi refuzuar me forcë spekulimet për prodhimin e Novichok në Republikën Çeke. Kjo është me të vërtetë një gënjeshtër dhe ne e kemi refuzuar atë plotësisht, dhe natyrisht mendoj se ky rast do të diskutohet gjithashtu gjatë në Këshillin Evropian dhe, sigurisht, kemi një qëndrim të qartë për këtë çështje me NATO-n, me aleatët tanë”.