Rreth 70 milionë amerikanë nën stuhinë e dëborës
70 milionë amerikanë në rajonin verilindor të SHBA-ve janë ndikuar nga stuhia e borës, e cila po përjetohet për herë të katërt në tre javët e fundit.
Sipas mediave amerikane, stuhia e borës e cila në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme ka pushtuar provincat verilindore të shtetit, ka ndikuar negativisht ne jetën e rreth 70 milionë personave.
Stuhia dhe të rreshurat intensive të borës, të cilat mbrëmë filluan në Philadelphia dhe Washington, në orët e mëngjesit kanë arritur edhe në New York.
Në Washington sot qeveria federale dhe institucionet shtetërore ishin të mbyllura, ndërsa në tre qytetet u pezullua edhe mësimi shkollor.
Stuhia e borës ka shkaktuar ndërprerje në udhëtimet e metros në New York, ndërsa ka ndikuar negativisht edhe në transportin në provincën New Jersey.
Vonesa në 25 mijë fluturime
Sipas të dhënave të FlightAware, kompani e cila ofron shërbime të fluturimeve, që nga nata e ditës së djeshme në rreth 25 mijë fluturime në SHBA kishte vonesa.
Sipas të dhënave, dje në vend kishte vonesa në 15 mijë fluturime, kurse 1 mijë e 100 fluturime janë anuluar.
Duke filluar nga ora 14.30 (sipas orës lokale) kishte vonesa në 9 mijë e 800 fluturime, kurse 4 mijë e 800 të tjerë u anuluan.
Në stuhitë e borës në verilindje të SHBA-ve në datat 3 mars, 8 mars dhe 13 mars ishin anuluar më shumë se 9 mijë fluturime, kurse 2 milionë persona kishin mbetur pa energji elektrike.