Sport

Reagimi i Skënderbeut: Ja çfarë ndodhi në gjyqin e UEFA për trukime

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut ka bëtë të ditur së sot, në zyrat e UEFA-s në Nion, është zhvilluar seanca dëgjimore përballë përfaqësuesve të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ndërkombëtare. Klubi korçar është i ndërgjegjshëm se vendimi pas seancës do te jetë pozitiv.

“Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se proçesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile” – thuhet në reagimin e Skënderbeut.