Acarohet moti, veriu nën dëborë
Dimri ende vazhdon të kërcënojë. Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë.
Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë.
Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.
Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë.
Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra.