Uthulla e mollës, ja përfitimet shëndetësore
Uthulla e mollës është një prej tipeve të uthullës më gjërësisht të përdorura në jetën e përditshme. Ajo është prezente gjithnjë në shtëpinë e atyre që jetojnë një jetësë më natyrale dhe të lire nga kimikatet e pashëndetshme. Nuk mund të themi se uthulla e mollës është një “mrekulli”, aponjë “kurë e plotë”, ashtu siç mund të besojnë shumë njerëz. Megjithatë, nuk mund të anashkalojmë të mirat e saj tashmë edhe të provuara në eksperimente laboratorike në kafshë apo edhe në grupe vullnetarësh e pacientësh nga studiuesit.
Cilatjanë 6 përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës?
- Ajo është e pasur me Acid Acetik, i prodhuar nga fementimi i sheqerit të mollës, me efekte biologjike mjaft të fuqishme
- Mund të vrasë shumë tipe patogjenësh të rrezikshëm
Uthulla është përdorur tradicionalisht për të pastruar dhe disinfektuar, për të trajtuar kërpudhat e thonjve apo infeksionet e veshit. Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, përdorte uthullën për pastrimin e plagëve më shumë se 2000 vjet më parë.
Uthulla është përdorur gjithashtu si ruajtës i ushqimeve dhe studimet tregojnë se pengon bakteret të rriten në ushqime dhe t’i prishin ato.
- Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe lufton diabetin
Për këtë arsye uthulla e mollës mund të jetë e dobishme për njerëzit me diabet, pre-diabet ose për ata që duan të mbajnë nivelin e tyre të sheqerit të ulët për arsye të tjera. Megjithatë, kushdo që merr mjekime për këtë arsye, rritja e nivelit të çfarëdo lloj uthulle të marrë gjatë ditës duhet të kontrollohet me mjekun.
- Ndihmon në humbjen e peshës dhe zvogëlimin e shëndetit në bark
Këtë e arrin duke rritur ndjesinë e “barkut plot”, gjë që zvogëlon numrin e kalorive të marra dhe si rrjedhojë ndihmon në zvogëlimin e peshës.
- Zvogëlon nivelin e Kolesterolit dhe përmirëson shëndetin6 e zemrës
- Mund të ketë efekte mbrojtëse ndaj kancerit
Mënyra më e mire për të bërë uthullën e mollës pjesë të dietës ushqimore është perms gatimit në sallata apo majoneza të bëra në shtëpi. Disa përdorues kanë dëshirë ta përziejnë me ujë dhe ta konsumojnë si pije. Dozat e rekomanduara janë nga 1-2 lugë çaji në 1-2 lugë supe në ditë të përziera me një gotë bushur plot me ujë.
Rekomandohet të evitohen doza të mëdha për shkak të efekteve anësore.
Uthulla e mollës gjen dhe përdorime të tjera jo domosdoshmërisht të lidhura me shëndetin si në përdorimet për flokët, kujdesin për lëkurën, dhëmbët, kafshët dhe pastrim.