Ukraina i jep fund bashkëpunimit ekonomik me Rusinë
Ukraina i ka dhënë fund bashkëpunimit ekonomik me Rusinë.
Sipas mediave lokale në takimin e Këshillit të Ministrave i është dhënë fund programit të bashkëpunimit ekonomik 2011-2020 me arsyetimin se Rusia ka hedhur hapa kundër kushteve të bashkëpunimit.
Në takim u rikujtua se Rusia, e cila ka pushtuar Krimenë në vitin 2014, anuloi në vitin 2015 Marrëveshjen e Zonës së Tregtisë së Lirë të Bashkësisë të Shteteve të Pavarura me Ukrainën.
Marrëveshja e cila parashikon bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fusha të tilla si ekonomia, tregtia, transporti, turizmi, ndihma sociale dhe humanitare është nënshkruar më 7 korrik të vitit 2011 në Moskë.