AktualitetPolitikëTë fundit

Mogherini: Kosova drejt liberalizimit të vizave për popullin e saj

“Lajme të mira nga Prishtina: Me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, ka theksuar se me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosova është në drejtim të liberalizimit të vizave për popullin e saj.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Mogherini ka shkruar se, “Lajme të mira nga Prishtina: Me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”.

 Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ka ratifikuar Projektligjin për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.