DialogPolitikëTë fundit

Kosova nuk do të ndalet për teke personale apo politike

Kryeparlamentari Kadri veseli, pas takimit me ambasadorët e BE-së tha se Kosova sot do të përfundojë çështjen e demarkacionit, për  të mos bllokuar perspektivën e qytetarëve të saj për liberalizim vizash dhe integrime të tjera.

Takimi i sotëm me ambasadorët është edhe një konfirmim se Bashkimi Evropian ka agjendë të qartë për Kosovën në proceset integruese dhe nuk do ta izolojë, tha ai.  Edhe ne nuk do të ndalemi për teke personale apo politike të dikujt, por do të ecim përpara.