Këmbësorët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit
Në Shqipëri është shtuar numri i aksidenteve në dy muajt e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku rekordin e mban janari. Ndërsa numri i vdekjeve për dy mujorin është ulur me 15.4%, por si rrjedhojë e janarit, ndërsa në shkurt numri i të aksidentuarve u rrit me 17.6%, ndonëse ka pasur më pak aksidente, por që kanë rezultuar fatale.
Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, numri i të aksidentuarve në dymujorin e parë 2018, është rritur 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Shkurt 2018 numërohen 113 aksidente rrugore, nga 117 aksidente të ndodhur në Shkurt 2017, duke u ulur me 3,4 %.
Në Shkurt 2018, numri i të aksidentuarve është 148 persona nga 159 që ishte një vit më parë, duke u ulur 6,9 %.
Në muajin Shkurt 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona, nga 17 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u rritur 17,6 %. Në dymujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë ulur 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Shkurt 2018, aksidentet rrugore, në 85,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 32,7 %, duke u ulur me 5,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në dymujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 20,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i të aksidentuarve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 30,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.