DialogPolitikëTë fundit

Hoti: Demarkacioni duhet të marrë fund sot, gazi në Kuvend fatkeq për vendin

Shefi i GP-së së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është prononcuar për media pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se LDK është e gatshme që sot të marrë fund tema e demarkacionit. Pas përmirësimit të kushteve ambientale në sallën e Kuvendit, 27 deputetët e LDK-së janë të gatshëm të votojnë demarkacionin.

 “Kjo është fatkeqe për vendim mesazhe të tilla nuk duhet t’i dërgojmë miqve ndërkombëtarë”, tha Hoti pas hedhjes së gazit lotsjellës, transmeton Gazeta Express.

“GP jonë është i vendosur që sot të marrë fund tema e demarkacionit, 27 deputetat janë të gatshëm të hyjnë në seancë dhe të votojnë”, tha tutje Hoti.

Ai tha se kjo çështje duhet të marrë fund sot.

“Nuk do të dorëzohemi para formave të tilla të prishjes së rendit në punën e seancës”, përfundoi Hoti.