AktualitetTë fundit

Dekriminalizimi, Prokuroria çon për gjykim Shkëlqim Selamin e LSI

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe çuar për gjykim çështjen ndaj ish-deputetit Shkëlqim Selami nën akuzën e “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”.

Në kuadër të dekriminalizimit, Selami nuk ka treguar për arrestimin në vitin 2006, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Brindisit në vitin 1994, duke u përgjigjur me “JO” nëse ndaj tij ishte caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.

Selami në Itali ka rezultuar se akuzohej për “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Prokuroria bën me dije se në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin per shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.

Në kushtet kur kemi të bëjmë me
1) Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar që ka të bëjë me grupin e veprave të përcaktuara në sferën e nenit 2 pika 1 të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, për të cilin personi nën hetim ka marrë dijeni pasi këtij personi i është dhënë një kopje në momentin që është ekzekutuar kjo masë.

2) Me një vendim që Gjykata e Brindizit nuk është shprehur për pafajësi sikurse ka deklaruar personi nën hetim për të cilin personi nën hetim ka dijeni, për arsye se dy avokatët që e kanë përfaqësuar në këtë gjykim, kanë qenë avokatë të zgjedhur nga vet ai.

Arrihet në përfundimin se këto dy rrethana kanë qenë të detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana të cilat kanë të bëjnë me shkaqet e parashikuara nga ligji për vazhdimin ose jo të funksionit.

Në këto kushte, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal ish-deputetin, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.