AktualitetEkonomiNATO/BETë fundit

BE, 200 milionë euro për infrastrukturë energjetike ndërkufitare

Në një njoftim të Komisionit  Evropian, thuhet se KE ka ndarë 200 milionë euro për të financuar projekte energjetike, siç janë rrjete të mençura, rrjete ndërkufitare të dioksid-karbonit si dhe për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, e gjithë kjo në kuadër të thirrjes së parë publike për propozimet e projektit Instrumenti Ndërlidhja e Evropës (CEF) Energjia në vitin 2018.

Po ashtu  thuhet se paratë do t’u dedikohen projekteve të cilat do të përforcojnë tregun e brendshëm energjetik të BE-së, dhe do të rrisin sigurinë e furnizimit me energji, duke e bërë realitet në Evropë tranzicionin në energji të pastër.

“Thirrja për propozimet do të jetë e hapur deri më 26 prill 2018”, bën të ditur KE-ja.

Nga viti 2014 e këndej, CEF-i ka ndarë gjithsej 2.5 miliardë euro, të cilat janë ndarë për 113 projekte në fushën e energjetikës, rrjeteve të mençura dhe në sektorin e gazit.

Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen në disa parametra të ndryshëm. “Këtu përfshihet pjekuria, dimensioni ndërkufitar, niveli i eksternalitetet pozitiv në fushën e inovacioneve teknologjik, si siguria e furnizimit mes shteteve”, përfundon kumtesa e KE-së.