Apostolova e tmerruar me taktikat e rrezikshme të Vetëvendosjes
Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar ashpër pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kur votimi për demarkacionin ishte gati
“E tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend! E shokuar që deputetët e një parlamenti në Europë po aplikojnë taktika të rrezikshme që po e çojnë prapa Kosovën”, ka shkruar Apostolova.
Gazi lotsjellës ka ndërprerë seacën e demarkacionit, pikërisht kur ishin bërë votat për ta ratifikuar këtë marrëveshje që e ka mbajtur vendin peng që gati tri vite.
Para seancës, Apostolova u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli, për t’u siguruar që seanca do të shkojë si duhet dhe për t’u bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes.