AktualitetDialogPolitikë

Majlinda Bregu: “Nuk dua të jem në këtë parlament”

Ish-ministrja e integrimit, Majalinda Bregu, ishte e ftuar në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos, në televizionin ABC News, ku ka folur lidhur me aktualitetin politik në vend.

E pyetur nëse i mungonte Parlamenti i Shqipërisë, në të cilin ajo ka kaluar disa mandate, Bregu iu përgjigj prerë duke thënë se, “Nëse do të jetë ky parlament që është sot, jo faleminderit, nuk dua të jem.”

Por ajo më tej ajo hodhi akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Majlinda Bregut ajo është “përjashtuar” nga Kuvendi për shkak të kritikave të saj.

“Më nxorën nga parlamenti se i pashë në mënyrë kritike”, tha Bregu, teksa shfaqi mospërfillje ndaj Kuvendit dhe përfaqësuesve të sotëm.