Grupi luftarak i NATO-s në Poloni feston 1 vjetorin
Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller ishte në Poloni ku vizitoi grupin luftarak shumëkombësh të NATO-s në Orzysz më 16 mars 2018. Udhëhequr nga SHBA, grupi i betejës është një nga katër grupet luftarake të NATO-s që janë funksionale në pjesën lindore të Aleancës, që përfshin trupa dhe pajisje nga Kroacia, Polonia, Rumania dhe Britania e Madhe. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm u takua me diplomatë të lartë nga këto vende.
Në aktivitetin e organizuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes dhe nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Rose Gottemoeller falënderoi trupat për shërbimin dhe profesionalizmin e tyre. Ajo theksoi se grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s simbolizojnë frymën e Aleancës: të gjitha për një dhe një për të gjithë. “Ky angazhim, ky premtim, për të mbrojtur njëri-tjetrin, ka qenë në qendër të suksesit të NATO-s gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit”, tha ajo. Kurse në Varshavë Gottemoeller takoi ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Mariusz Blaszczak dhe e falënderoi për angazhimin e fuqishëm të Polonisë ndaj solidaritetit dhe përshtatjes së Aleancës.