Dalin Shpenzimet e Mbrojtjes së Vendeve të NATO-s (2010-2017)
NATO grumbullon të dhëna të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët në baza të rregullta dhe paraqet shumën totale dhe nëngrupet të këtij informacioni. Çdo Ministri e Mbrojtjes e Aleancës raporton shpenzimet aktuale dhe të parashikuara të mbrojtjes në të ardhmen sipas një përcaktimi të rënë dakord të shpenzimeve të mbrojtjes. Shumat përfaqësojnë pagesat nga qeveria kombëtare e realizuar ose që duhet bërë gjatë vitit fiskal për të përmbushur nevojat e forcave të saj të armatosura, ato të Aleatëve ose të Aleancës. NATO gjithashtu përdor informata të përditësuara ekonomike dhe demografike të disponueshme nga Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian (DG-ECFIN) dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Duke pasur parasysh dallimet në mes të përcaktimit të shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s dhe përkufizimeve kombëtare, shifrat e treguara në këtë raport mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ato që citohen nga mediat, të publikuara nga autoritetet kombëtare ose të dhëna në buxhetet kombëtare. Shpenzimet e pajisjeve përfshijnë shpenzimet për pajisjet kryesore, si dhe për kërkimin dhe zhvillimin kushtuar pajisjeve kryesore. Shpenzimet e personelit përfshijnë pensionet paguar për pensionistët.
Data e fundit për informacionin e përdorur në këtë raport ishte 9 shkurti 2018, raportohet nga burimet e NATO-s.